Home / Gostivar / Inaugurohen rruga e asfaltuar, kanalizimi, ndriçimi dhe parkingu afër NP Komunalec

Inaugurohen rruga e asfaltuar, kanalizimi, ndriçimi dhe parkingu afër NP Komunalec

 Gostivar, me 8 dhjetor – 2016

 Lagja te Ndërmarrja Publike “Komunalec” në Gostivar bëhet me rrugë të re të asfaltuar dhe parking me kapacitet për mbi 60 vetura.

Vlera e përgjithshme e investimit në këtë lagje është 50 mijë euro, investim ky i përbashkët i Komunës së Gostivarit dhe NP ”Komunalec”.

I pranishëm në promovimin e punimeve për ndërtimin e parkingut dhe rrugës së asfaltuar ishte edhe kreu i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij.

“Premtimi dhënë parazgjedhor në vitin 2013-të bëhet realitet, ndërsa për lagjen tha se me investimet e reja bëhet një nga më të bukurat e qytetit”, tha Bejta.

Punët i ka kryer Ndërmarrja Publike “Komunalec”. Drejtori i kësaj ndërmarrje Memedali Xhaferi, theksoi me këtë rast se paraprakisht në këtë lagje është ndërtuar edhe rrjeti i kanalizimit për ujërat e zeza.

Banorët e lagjes u shprehën falënderues për këtë iniciativë nga ana e Komunës së Gostivarit.

Ata sqaruan që sa mbajnë mend askush asnjëherë edhe pse kanë kërkuar nga komuna, nuk kanë ardhur për ta zgjidhur problemin e kanalizimit, rrugës dhe parkingut, duke shtuar që tani e dyzet vite askush nuk kishte vënë dorë në këtë lagje në pjesën qendrore të qytetit.

Në këtë lagje është rregulluar edhe ndriçimi publik i cili poashtu ka qenë mungesë e kahmotshme e banorëve të lagjes. /Radio Vala

 

57,683 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje