Home / Gostivar / Në fshatin Vërtok u promovuan dy rrugë të shtruara me pllaka bekatoni

Në fshatin Vërtok u promovuan dy rrugë të shtruara me pllaka bekatoni

Gostivar, me 8 Dhjetor – 2016

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani qëndruan në fshatin Vërtok dhe bashkë me banorët lokal inauguruan dy rrugë të shtruara me pllaka bekatoni.

Në prononcimin për mediat, kryetar Bejta vuri në dukje që: “Në fshatin Vërtok janë realizuar shumë investime dhe do të vazhdohet të investohet me qëllim që banorëve tu krijohen kushte sa më të mira për jetesë dhe për zhvillimin e ekonomisë familjare”.
Disa nga këto investime të realizuara në terren, i vizitoi sot.

Përgjatë mandatit, tha Bejta, në këtë fshat janë investuar mbi 100 mijë euro. Kryetari Nevzat Bejta bëri me dije që rrugët e shtruar me bekatonë kanë kushtuar rreth 37 mijë euro.

Investimi i komunës së Gostivarit, është mirëpritur edhe nga banorët e fshatit Vërtok, të cilët thanë që fshati ishte lënë pas dore dhe fal angazhimit të kryetarit Bejta po përmirësohen kushtet e jetesës. /Radio Vala

 

4,027 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje