Home / Gostivar / Komuna e Gostivarit nënshkroi memorandum për avancimin e interesave të komunitetit Romë

Komuna e Gostivarit nënshkroi memorandum për avancimin e interesave të komunitetit Romë

Gostivar, me 9 dhjetor – 2016

Në suaza të projektit “Integrimi lokal i refugjatëve, personave të brendshëm të zhvendosur dhe pakicave” që realizohet nga EPTISA “Southeast Europe DOO”, në koordinim me CARA -Deutschland-Luxemburg, Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS) si dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, kryetari Nevzat Bejta nënshkroi memorandum bashkëpunimi për realizimin e të njëjtit projekt edhe në territorin e Komunës së Gostivarit.

Projekti synon implementimin e politikave për Romet në nivel lokal si dhe Marrëveshja për inkuluzionin e fëmijëve romë në çerdhet publike.

Përmes memorandumit për bashkëpunim, synohet të arrihet mirëkuptim, ndërmarrja e aktiviteteve të koordinuara për realizimin e strategjisë për romes si dhe planet akcionale nacionale përmes zhvillimit të planeve akcionale lokale në drejtim të interesave të komunitetit romë.

Me këtë rast është formuar Trupi Koordinues Lokal, kurse koordinator është caktuar Dashmir Osmani nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh. Në këtë organizim janë përfshi pjesëtarë të komunitetit romë nga sektori civil, përfaqësues të Qendrës për Punësim, Qendrës Sociale, Institutit Publik Shëndetësor, Qendrës Informative Rome, shkollave fillore, e tjerë.

Në punën e trupit mund të marrin pjese edhe anëtarë të tjerë, këshilltarë komunal dhe të interesuar në përpilimin e planeve akcionale lokale.

Në të ardhmen do të përgatiten planet lokale akcionale për Romet në sferat: Arsim, Shëndetësi, Banim dhe Punësim. /Radio Vala

5,018 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje