Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Shkolla fillore e fshatit Vërtok bëhet me nxemje qendrore

Shkolla fillore e fshatit Vërtok bëhet me nxemje qendrore

Gostivar, me 9 Dhjetor – 2016

Komuna e Gostivarit vazhdon të investojë në të gjitha objektet shkollore të cilat gravitojnë në

territorin e saj. Së fundmi është investuar në shkollën fillore “Liria” në fshatin Vërtok.
Nëpërmjet një fondi të siguruar nga Komuna e Gostivarit, kjo shkollë është bërë me nxemje qendrore.

Vlera e investimit është 20 mijë euro, kurse kreu i Gostivarit Nevzat Bejta së bashku me drejtorin e kësaj shkolle Ajet Xhaferi dhe mësimdhënësit panë nga afër zhvillimin e punimeve.

Me këtë rast Bejta tha se kjo dëshmon se jemi duke investuar në të gjithë territorin e Gostivarit, sidomos në infrastrukturën shkollore, me të vetmin qëllim që çdo nxënës të ketë kushte optimale për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, pavarësisht vendbanimit.

“Besoj që brenda muajt dhjetor nxemja qendrore do të vihet në funksion, dhe nga gjysma e dytë e vitit shkollor, nxënësit e fshatit Vërtok do të ngrohen me sistemin e ri”, tha Bejta.

Drejtori i shkollës fillore “Liria” në Vërtok, Ajet Xhaferi, e cilësoi investimin kurajo për punë dhe suksese më të mëdha për mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.

“E falënderojmë kryetarin e Komunës së Gostivarit për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë neve si drejtori e shkollës, dhe tani pas tre vitesh kemi investime të shumta në shkollën qendrore të fshatit Vërtok dhe shkollat periferike të Ravenit dhe Reçanit”, tha drejtori Xhaferi.

Vitin e kaluar Komuna e Gostivarit ndërroi edhe kulmin e kësaj shkolle, investim i cili kushtoi 100 mijë euro. Në kuadër të shkollës fillore të Vërtokut janë edhe dy shkollat periferike, ajo e fshatit Reçan dhe Ravenit. /Radio Vala

1,021 total views, 3 views today

About RV2

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: