Home / Gostivar / Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mbajti fjalimin e fundvitit para këshilltarëve komunal

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mbajti fjalimin e fundvitit para këshilltarëve komunal

Gostivar, me 27 Dhjetor – 2016

Në seancën e 34-të dhe të fundit për vitin 2016 të Këshillit të Komunës së Gostivarit, fjalë përshëndetëse me rastin e fundvitit mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili me këtë rast falënderoi këshilltarët komunal, kabinetin dhe administratën për kontributin e dhënë në realizimin e shumë projekteve në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit.

“Të nderuar këshilltarë, të nderuar përfaqësues të administratës së Komunës së Gostivarit. Viti 2016 ishte një vit shumë i suksesshëm dhe rëndësishëm për mua, bashkëpunëtorët, administratën dhe gjithë qytetarët e Gostivarit. Kemi arritur që bashkë me Këshillin e Komunës të bëjmë shumë punë të mira në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Besoj kështu të vazhdojmë edhe në pjesën e ngelur të mandatit. Mandati shkoi shumë shpejt sepse u realizuan shumë projekte dhe mund të themi me mburrje se gati 100 % kemi realizuar programin elektoral që u premtua në zgjedhjet lokale të vitit 2013”, tha në fillim të fjalimit kryetari Bejta.

“Për para se të ua uroj Vitin e Ri, falënderoi këshilltarët nga partitë e ndryshme që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën me 11 dhjetor. E çmoj demokracinë dhe e vlerësoi shumë votën e qytetarëve. Nuk kemi shumë përvojë në demokraci, kemi vetëm 25 vite dhe është normale të kemi edhe përplasje pozitë dhe opozitë, sepse pa opozitë nuk ka kuptim as demokracia. Ua uroj zgjedhjen për deputetë këshilltarëve Dafina Jovanovska – Stojanovska, Blagojçe Trpevski dhe Vesel Memedi, duke u dëshiruar shëndet e sukses dhe bashkë me deputetetët e tjerë nga Gostivari në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të japin kontributin e tyre në të mirë të qytetit dhe në dobi të qytetarëve të Gostivarit”, shtoi Bejta.

“Ua uroj Vitin e Ri dhe besoj se viti 2017 shoqërisë sonë do tu sjelle gjëra më të mira. Jam më se i bindur se shoqëria jonë nuk ka mundësi të shkon prapa por vetëm përpara. Besoj se viti 2017 do të na sjelle ndryshime të mëdha në nivel të shtetit, sepse, ndryshimet që do të bëhen do të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve. Nuk jam prej atyre politikanëve apo qeveritarëve që për një individ apo për disa individë të shkatërrohet shoqëria dhe shteti. Besoj se në vitin 2017 do të funksionon shteti ligjor në Republikën e Maqedonisë. Do të vijë drejtësia në vend, dhe çdokush që do të punon drejtë, do të vlerësohet nga qytetarët. Barometri kryesor i punës sonë janë qytetarët. Për fund, në emrin tim dhe emrin tuaj, qytetarëve të Gostivarit u uroj shëndet dhe sukses. Urime”, përfundoi fjalimin para këshilltarëve komunal, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Kasam Selimi/Radio Vala

1,538 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje