Home / Gostivar / RADIO VALA ndërpret aktivitetin në Maqedoni

RADIO VALA ndërpret aktivitetin në Maqedoni

Bernë, me 28 Dhjetor 2016

Të nderuar lexues të Dritares Informative RADIO VALA,

Është shumë e vështirë të ndërtosh atë që e ke në zemër, që e bën me dëshirë dhe vullnet. Nuk mjafton vetëm sakrifica, mundi, koha, energjia, kyçe dhe shumë e rëndësishme është mbështetja.

Kur themeluam Radio Valën para katër vitesh e gjysmë, në Prill të 2012-ës, filloi jetësimi i ëndrrës, e bëmë realitet të pamundurën. Ishim të parët në qytetin e Gostivarit, ndër të parët faqe informative shqiptare në Maqedoni.

Të gjitha kapacitetin e vendosëm në përdorim, për tu rritur e zhvilluar, nga kafshata e gojës ndamë për të investuar në risinë quajtur RADIO VALA, që ishte një Projekt afatgjatë i nisur dhe i menduar mirë. RADIO VALA tregon se ishte dhe është një Projekt më shumë funksione.

Si themelues dhe ideator gjithnjë kërkoja të vë në funksion gjëra të reja, interesante, duke konsultuar dhe marr mendime nga njerëz të ngritur dhe profesionist të sferës.

Qëllimi jonë ishte që me punë të fitojmë besueshmëri, të jemi korrekt dhe të saktë. Dita ditës shtriheshim dhe zgjeroheshim.

Fillimi i vitit 2015 ashtu siç solli një moment të ri për mua si njeri në jetën time private, sigurisht se pati ndikim edhe në Projektin RADIO VALA. Unë u largova nga Gostivari dhe mora rrugën e kurbetit, u vendosa në Zvicër. Idenë e mora me veti, por emrin e lash edhe më tej në Gostivar, duke menduar dhe besuar se nuk do të vihet në pikëpyetje funksioni i RADIO VALËS.

Gabim kisha vlerësuar, menduar dhe besuar.

Bashkë me mua nga Gostivari u largua edhe Dritarja Informative RADIO VALA. Më shumë se një vjet, me gjithë angazhimet dhe vështirësitë që kisha në rrugën e re të nisur në Mërgim, megjithatë me të njëjtin vullnet dhe angazhim po përpiqesha të mbaj gjallë RADIO VALËN edhe prej këndej, nga Zvicra, derisa erdhi momenti që realiteti më tha se nuk mundësh më, e kuptova se Bashkë me mua nga Gostivari u largua edhe RADIO VALA.

Pse nuk mundëm më? Nuk mundëm se nuk jam më në Gostivar, jam larg, nuk jam interesant. Me largimin tim ra mbështetja, përkrahja, ra interesimi, në përjashtim të pak miqve të cilët i kisha pasur edhe pse kisha menduar që i kam shumë e më shumë.

Duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera, nëpërmjet këtij mesazhi, po BËJ me dije se RADIO VALA e NDËRPRET aktivitetin në Maqedoni.

Meqenëse tanimë jetoj dhe veproj në Zvicër, brenda kohës do sjell një vendim se çfarë më tej me RADIO VALËN!

Faleminderit për besimin, për respektin, faleminderit miq dhe shokë Ju që më ndihmuat deri sot.

 

 

Kasam Selimi

Gazetar dhe Themelues i
Dritares Informative WWW.RADIOVALA.COM

28_12_2016_radiovala-com

24,940 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje