Home / Lajme / KE nuk sheh problem në platformën shqiptare, por kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

KE nuk sheh problem në platformën shqiptare, por kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

Bruksel, 21 shkurt 2017 – Komisioni Evropian (KE) nuk shikon problem në platformën shqiptare që e inicoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke ia dhënë partive shqiptare në Maqedoni e cila i ka frenuar negociatat për krijimin e Qeverisë së Re, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në pyetjen për reagimin e KE-së për përzierjen e kryeministrit të një vendi fqinj në marrëdhëniet e brendshme-politike në Republikën e Maqedonisë me imponimin e një vendimi që edhe më tepër e nxehën krizën politike në vend, zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç me përgjigje: – “Siç e kemi thënë vazhdimisht, ne nuk spekulojmë për krijimin e qeverisë dhe programin me IJRM Maqedoninë. Por ne presim, që nga mbajtja e zgjedhjeve, formimin e shpejtë të qeverisë së re, e cila do të ketë përkrahje të gjerë politike dhe e cila fuqimisht do të jetë e përkushtuar në reformat evropiane dhe në implementimin e të gjitha pjesëve nga marrëveshja e Përzhinës dhe në prioritetet urgjente reformuese. Ky është një pozicion shumë i qartë dhe kjo është ajo që me padurim e presim”, deklaroi Kocijançiç.

Në reagimin nëse Brukseli zyrtar e përkrah përzierjen e kryeministrave të huaj në punët e brendshme të një vendi tjetër, Kocijançiç e përsëriti të njëjtën deklaratë dhe së bashku me zëdhënësin kryesor të Eurokomisionit, Margaritas Shinas, konstatuan se “gjithçka është e qartë si kristali”. /Radio Vala

729 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje