Home / Lajme / Mogerini në fillim të marsit do ta vizitojë Ballkanin dhe Maqedoninë

Mogerini në fillim të marsit do ta vizitojë Ballkanin dhe Maqedoninë

Bruksel, 22 shkurt 2017 – Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, në fillim të muajit të ardhshëm do të realizojë mini-turne nëpër shtetet ballkanike, me ç’rast do ta vizitojë edhe Republikën e Maqedonisë, raportuan nga kabineti i Mogerinit.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, prej datës 1 e deri më 4 mars, italianja në krye të politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane do t’i vizitojë Shqipërinë, Kosovën, BeH-në, Malin e Zi, Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë.

Në prag të kësaj vizite, përfaqësuesja e lartë e BE-së deklaroi se kjo mini-turne e saj nëpër vendet ballkanike është me qëllim që të sigurohet “pakthyeshmëria e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union”.

“Për Bashkimin Evropian, puna me vendet nga Ballkani Perëndimor, rajon i cili është në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Punoj për të parë se secili nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po lëvizë përpara në rrugën e reformave, të lëvizë drejt Bashkimit Evropian dhe të sigurohet se procesi është i pakthyeshëm. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten me rëndësi thelbësore në këtë kontekst”, porosit Mogerini.

Gjatë vizitës në rajon, është planifikuar që Mogerini të takohet me autoritetet politike, përfshirë edhe përfaqësuesit e qeverive, por edhe me përfaqësues të partive politike dhe të parlamenteve. Ajo do t’i informojë ministrat e punëve të jashtme të BE-së për këtë vizitë në Këshillin për punë të jashtme muajin e ardhshëm. /Radio Vala

487 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje