Home / Lajme / Skaparoti: Formimi i Ushtrisë në duar të politikanëve kosovarë

Skaparoti: Formimi i Ushtrisë në duar të politikanëve kosovarë

Prishtinë, 21 shkurt 2017 – Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Kurtis Majkëll Skaparoti ka thënë që në mënyrë që të ketë siguri në Kosovë, nuk duhet të shkelet rezoluta 12/44 dhe se dialogu duhet të vazhdoj, njoftojnë mediat kosovare.

Këto komente komandanti i lartë amerikan i bëri gjatë një konferencë në bazën e KFOR-it në Prishtinë, ndërsa hezitoi të përgjigjej në lidhje me atë se a do të ketë marrëveshje me NATO-n që forcat e FSK-së të kalojnë në veri të vendit.

Sa i përket formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ai tha që ky mbetet një vendim i politikanëve në Kosovë.

Ndër të tjera Skaparoti ka theksuar që KFOR-i është vetëm përgjegjësi i tretë në aspektin e sigurisë në Kosovë.

Ai ka përsëritur fjalët e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se stabiliteti i Ballkanit është rol kyç në stabilitetin e Europës. /Radio Vala

1,402 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alban Pnishi nga Zvicra transferohet në Izrael te Bnei Sakhnin

  Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Alban Pnishi nga kampionati zviceran, Super Liga është transferuar në …

Lini një Përgjigje