Home / Lajme / Vazhdon bllokada në komunikacionin hekurudhor

Vazhdon bllokada në komunikacionin hekurudhor

Shkup, 22 shkurt 2017 – Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni për të pestën ditë është ndërprerë tërësisht për shkak të protestës së të punësuarve të cilët kërkojnë pagesën e plotë të pagës së janarit.

Siç informojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup edhe sot nuk qarkullojnë trenat e pasagjerëve dhe ata transportues.

Sipas organizatorëve të protestës, Sindikata e pavarur e HM, SHM-Infrastruktura dhe SP – Makinisti, ndërprerja e komunikacionit do të vazhdojë derisa nuk plotësohen kërkesat e vendosura për pagesën e plotë të pagës për janarin.

Prej “Hekurudhave të Maqedonisë – Transport” dje kumtuan se deri në fund të muajit do të gjejnë mënyra për ta paguar pjesën e parë të pagës së janarit, ndërsa prej më 10 mars edhe pjesën e dytë të pagës, që, për sindikatat organizatore të protestës është e papranueshme dhe insistojnë për pagesën e plotë.

HM Transport informoi se në bashkëpunim me Qeverinë duhet të finalizohet edhe vendimi për zgjidhjen më afatgjatë të gjendjes në Hekurudhat e Maqedonisë.

/Radio Vala

774 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje