Home / Lajme / Deri të premten mot i thatë dhe i nxehtë, për fundjavë shi dhe borë

Deri të premten mot i thatë dhe i nxehtë, për fundjavë shi dhe borë

Shkup, 23 shkurt 2017 – Në Maqedoni do të mbizotërojë mot relativisht i ngrohtë deri në fundjavë, për kur sinoptikët paralajmërojnë valë të lagësht me shi, borë dhe ulje temperaturash.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) sot informoi se gjatë fundjavës përmes Maqedonisë do të kalojë valë e lagësht dhe më e ftohtë e cila do të kushtëzojë rritjen e vranësirave dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta të borës.

Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore, ku në nivel lokal pritet të bien rreth 15l/m2. Të shtunën prej veriut do të përhapet erë veriore përkohësisht e përforcuar.

Temperaturat e ditës për fundjavë do të bien për gjashtë deri në nëntë gradë Celsius dhe të dielën do të jenë në interval prej gjashtë deri në 12 gradë Celsius. /Radio Vala

913 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Referendumi

Integrimi miq, nuk do të thotë vetëm lehtësi vizash e punësimesh jashtë, por përqafim dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: