Home / Lajme / Facebook do të identifikojnë terroristët

Facebook do të identifikojnë terroristët

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha se se përmbajtjet e postuara në rrjetin social do të vëzhgohen nga inteligjenca artificiale.
Në një letër ku përshkruan planin e tij, ai tha se algoritmet do të arrijnë të zbulojnë terroristët, dhunën, mashtrimin e madje të parandalojnë vetëvrasjen. Ai pranoi se në të kaluarën rrjeti social ka bërë gabime me përmbajtjet e hequra nga uebsajti.
Por gjithashtu theksoi se do të duhen vite për zhvillimin e këtyre algoritmeve. Ndërsa flite për të ardhmen e rrjetit social, Zuckerberg tha se do të ishte e pamundur të vëzhgoheshin miliarda postime dhe mesazhe që shfaqeshin në platformë çdo ditë.
Ai përmendi disa prej rasteve ku rrjeti social kishte gabuar si ai i vajzës së napalmit. Facebook u kritikua ashpër në 2014-ën kur një vrasës kishte rrëfyer online krimin përpara se ta bënte.
Zuckerberg beson se inteligjenca artificiale do të arirjë të identifikojë përmbajtje problematike më shpejt duke parandaluar shumë rreziqe e këtu edhe sulmet terroriste. /PCWorld

267 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje