Home / Lajme / FMN: Pa ulje të borxhit grek, por nevojiten reforma plotësuese

FMN: Pa ulje të borxhit grek, por nevojiten reforma plotësuese

Berlin, 23 shkurt 2017) – Drejtoresha e përgjithshme e Fondit monetar ndërkombëtar, kristin lagard deklaroi se tani për tani nuk ka nevojë për ulje të borxhit grek dhe shtoi se autoritetet në Athinë duhet të bëjnë përparim të dukshëm në zbatimin e reformave.

Lagard e cila po qëndron në Berlin, deklaroi se FMN është optimist rreth përparimit të autoriteteve greke duke shtuar se janë të domosdoshme reforma të sistemit pensional dhe sistemit tatimor, si dhe në disa sfera të tjera.

“Në këtë moment nuk nevojitet ulje e borxhit, deklaroi ajo për televizionin gjerman ARD. Sipas saj, më vonë sipas të gjitha gjasave do të nevojitet ristrukturim të borxhit si dhe ulje të normave të interesit.

Në takimin e kohëmëparshëm të Eurogrupit është mundësuar që delegacione të kreditorëve të kthehen në Athinë nga mesi i marsit dhe të bisedojnë për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e borxhit grek.

Prej vitit 2010 Greqia kaloi nëpër disa programe për ndihmë nga FMN-ja dhe shtete të tjera tël eurozonës, por borxhi i saj publik është rritur për shkak të ekonomisë së dobësuar në 315 miliardë euro që është rreth 180 për qind të BPV-së. /Radio Vala

578 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje