Home / Gostivar / Konsolidohet kryesia e Forumit të Gruas së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar

Konsolidohet kryesia e Forumit të Gruas së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar

Në vazhdën e aktiviteteve të veta, dega e Forumit të Gruas së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar mbajti mbledhjen e radhës me ç’rast u zgjodh kryesia e ngushtë dhe u diskutua rreth zgjedhjeve të ardhëshme lokale.
Mbledhja u drejtua nga kryetarja e Furumit, zonj. Gentiana Bekteshi, dhe pas një debati parimor dhe gjithëpërfshirës, kryesia e dalur nga kuvendi i fundit zgjedhor me unanimitet të plotë dy nënkryetaret dhe sekretaren e Forumit të Gruas në degën e Gostivarit.
Sekretare u zgjodh juristja Ditmire Shehu, kurse për nënkryetare u zgjodhën mjekja Afërdita Hajrullai si dhe profesoresha Xheneta Zendeli.
Mbledhja vijoi me diskutimin rreth përgatitjeve për zgjedhjet e ardhëshme lokale. Pasi u vlerësua lartë rikandidimi për një mandat të ri të kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, po ashtu u morrë qëndrim që në mbledhjen e ardhëshme të sillen propozime për kandidate të mundshme për këshilltare komunale dhe që do të garojnë të përzgjedhura nga Forumi i Gruas.
Me këtë rast u vlerësua lartë roli dhe hapësira e denjë që po i jepet gruas në Bashkimin Demokratik për Integrim, duke nisur nga strukturat partiake dhe deri tek udhëheqja me institucionet e shtetit.
U ra dakord që Forumi i Gruas të intesifikon aktivitetet rreth zgjedhjeve të ardhëshme lokale, si një nga faktorët kryesor të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

1,284 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje