Home / Lajme / Rajs: Pjesëmarrja e FMN-së në programin e shpëtimit për Greqinë do të varet nga reformat dhe lehtësimi i borxhit

Rajs: Pjesëmarrja e FMN-së në programin e shpëtimit për Greqinë do të varet nga reformat dhe lehtësimi i borxhit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do ta shqyrtojë çështjen që të japë kontribut të tij financiar në programin e shpëtimit për Greqinë, madje pasi do të ketë debat gjithëpërfshirës për reformat ekonomike dhe ristrukturimin e borxhit, deklaroi  përfaqësuesi i Fondit Xheri Rajs.
“Para se FMN të mund t’i ndërmarrë obligimet për pjesëmarrjen tonë në program, kemi nevojë të realizojmë debat për masat dhe lehtësim të borxhit”, theksoi Rajs, duke u përgjigjur në pyetjet në konferencën e rregullt për shtyp.
“Shefja e FMN-së Kristin Lagard dhe ministri amerikan i Financave Stiven Mnuçin në bisedë telefonike, krahas shumë çështjeve, kanë biseduar edhe për situatën në Greqi”, theksoi Rajs, duke refuzuar madje të theksojë më shumë hollësi.

239 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Referendumi

Integrimi miq, nuk do të thotë vetëm lehtësi vizash e punësimesh jashtë, por përqafim dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: