Home / Lajme / Ahmeti: Shqyrtohet edhe opsioni që BDI-ja të mbetet në opozitë

Ahmeti: Shqyrtohet edhe opsioni që BDI-ja të mbetet në opozitë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti para seancës së sotme të Kryesisë së partisë që mbahet në selinë në Reçicë të Madhe deklaroi se do të bisedojnë për disa opsione për pjesëmarrjen eventuale të partisë në qeverinë e re.

Në pyetje të gazetarëve, lideri i BDI-së u përgjigj se do të bisedohet edhe për opsionin që BDI-ja të mbetet në opozitë.

Në selinë e partisë në Reçicë të Madhe arritën anëtarë të kryesisë së BDI-së, e cila duhet t’i vazhdojë bisedimet e brendshme politike për përbërjen e qeverisë së re me LSDM-në, por nuk ka informacion nëse takimi ka filluar.

Paraprakisht sot Ahmeti në takimin me ministri britanik për Evropë dhe Amerikë Allan Dankan paralajmëroi se në takim do të bisedohet për mundësitë dhe për opsionet e BDI-së, duke i marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve, por gjithashtu duke i përfshirë edhe mundësitë e qëndrimit të partisë në opozitë.

Ahmeti theksoi edhe se në sjelljen e vendimit të tij do ta marrë parasysh rolin e votuesve të BDI-së, por edhe pritjet e qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë.

“Vendin e presin shumë sfida dhe BDI-ja do të ketë rol kontruktiv”, theksoi Ahmeti, sipas kumtesës së partisë.

659 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje