Home / Lajme / Ahmeti takon Ministrin brintanik Dankan: Britania e Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare

Ahmeti takon Ministrin brintanik Dankan: Britania e Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare

Shkup, me 24 Shkurt 2017
Sot në rezidencën Britanike në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikat, z. Alan Dankan si dhe Ambasadorin Britanik Çarlls Garet.

Z. Dankan shprehu përkrahjen e Britanisë së Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare dhe theksoi që zgjidhja e situatës është në duart e partive politike vendore.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë së Madhe në vend dhe në rajon duke theksuar bashkëpunimin 16 vjeçar me Londrën zyrtare dhe foli për rolin dhe kontributin e madh të ushtrisë dhe zyrtarëve britanik për paqën dhe stabilitetin në vend.

Z. Ahmeti theksoi që zgjedhjet në vend janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe të besueshme me çrast kanë prodhuar rezultat të ngushtë dhe shumë sfidues për partitë politike.

Lideri i BDIsë theksoi që rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi EuroAtlantik janë parakushte për stabilitet dhe siguri në vend dhe kërkoi përkrahjen e Londrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Z. Ahmeti theksoi se gjatë marrjes së vendimit të tij do të ketë parasysh vullnetin e elektoratit të BDIsë, shqiptarëve, por edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe miqve tanë ndërkombëtar.

Vendin e presin shumë sfida dhe BDI do të luaj rol konstruktiv.

Z. Ahmeti njohtoi Ministrin Dankan që në mbledhjen e sotme të Kryesisë së BDIsë do të diskutohet për mundësitë dhe opcionet e BDIsë duke patur parasysh rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe mundësinë e mbetjes së partisë në opozitë. /Radio Vala

262 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje