Home / Lajme / Gostivar / Bejta takon kuzhinierët shqiptarë me famë botërore Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Përparim Babalija

Bejta takon kuzhinierët shqiptarë me famë botërore Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Përparim Babalija

Gostivar, me 24 Shkurt 2017

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka pritur në takim tre kuzhinerët shqiptarë me famë botërore, Faruk Neziri nga Çegrani i Gostivarit, Sokol Prenga nga Shqipëria dhe Përparim Babalija nga Kosova, të cilët prej më tepër se një vit me vetorganizim dhe vullnetarisht kanë nxitur fushatën për promovimin e kuzhinës tradicionale shqiptare në gjithë Botën.
“I përgëzova për idenë fisnike dhe shumë domethënëse në dobi të promovimit dhe mbështetjes së kuzhinës tradicionale shqiptare. Më njoftuan nga afër me nismën dhe aktivitetet e realizuara deri tani. Brenda vitit do të shpalosin dhe promovojnë kuzhinën tradicionale shqiptare në katër vende të Botës. Ideja e tyre ishte e shkëlqyeshme. Më thanë që misioni i tyre është të ruhen recetat origjinale të kuzhinës shqiptare, por të sjella të ripëрunuara në modele bashkëkohore.
Promovimi i parë është mbajtur më 29 janar, në resotrantin “La Perla” në Graz të Austrisë. Deri në fund të vitit promovimi i kuzhinës tradicionale shqiptare do të bëhet edhe në Londër të Britanisë së Madhe, në Gjermani dhe Shqipëri. I përgëzova për iniciativën e tyre dhe u dëshirova suksese në punën e tyre profesionale”, thotë kryetari Bejta.

Gostivari krenohet me kuzhinierin e famshëm Faruk Neziri, i cili është ambasador i yni në nivele botërore, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. /Radio Vala

761 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Referendumi

Integrimi miq, nuk do të thotë vetëm lehtësi vizash e punësimesh jashtë, por përqafim dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: