Home / Lajme / Fillon gjykimi për “skandalin më të madh korruptues” në historinë e Greqisë

Fillon gjykimi për “skandalin më të madh korruptues” në historinë e Greqisë

Para Gjykatës së Apelit në Athinë sot fillon procesi gjyqësor për kontratën ndërmjet telekomit grek OTE dhe kompanisë gjermane “Simens” prej vitit 1997, e cila në Greqi vlerësohet si “skandali më i madh korruptues” në historinë e vendit.

Të akuzuarit në proces ngarkohen për pagesë të mitmarrjes në vlerë prej “miliona eurove” nga fondet e fshehta të gjigantit gjerman të përfaqësuesve të lartë zyrtarë grekë.

Gjykimi duhej të fillonte vitin e kaluar në korrik, por u shty sepse konkludimet e Gjykatës nuk ishin përkthyer në gjuhën gjermane në mënyrë që t’u parashtrohen palëve të akuzuara, që shkaktoi reagime të ashpra në opinion, duke pasur parasysh se i tërë procesi po zgjat mbi 10 vite.

Në proces janë akuzuar 64 persona – shtetas grekë dhe gjermanë. Sipas mediumeve greke, në bazë të akteve të prokurorisë, disa nga të akuzuarit do të mund të marrin edhe dënime të përjetshme me burg.

Kontesti ka të bëjë për marrëveshje të lidhur në vitin 1997 ndërmjet OTE, atëherë në pronësi shtetërore dhe “Simens” për furnizim të pajisjes për modernizim të infrastrukturës teknologjike të telekomit grek për nevojat e Lojërave olimpike në Athinë në vitin 2004.

Të akuzuarit pohojnë se kompania gjermane përfaqësuesve të lartë grekë u ka paguar shuma të mëdha për mitmarrje.

542 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje