Home / Lajme / Gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve në Turqi

Gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve në Turqi

Duke filluar nga shtatori, kur nis viti i ri akademik në Turqi, Ministria turke e Edukimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: atë boshnjake dhe shqipen.
Lajmi është njoftuar dje nga një zyrtar i këtij dikasteri, që shtoi se këto gjuhë të reja do të shtohen në kurrikulën e shkollave të mesme mbi baza përzgjedhëse nga muaji shtator. Zyrtari në fjalë ka folur në kushte anonimati, për shkak se nuk i lejohej të fliste për mediet.

Nxënësit e grupmoshës 13-16 vjeç do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën boshnjake dhe shqipen si pjesë e kurseve për gjuhët e gjalla dhe dialektet, në të cilat ata mund të mësojnë aktualisht edhe gjuhë të tjera që fliten në Turqi dhe vendet fqinje të saj, siç janë dialektet kurde “Kurmanji” dhe “Sorani”, gjuha abkaziane dhe gjeorgjiane, si dhe ajo “Laz”, transmeton TCJ.
Ndërkohë, duke nisur nga mosha 7-vjeçare e deri në atë 18-vjeçare, studentëve iu është bërë e detyrueshme mësimi i anglishtes, sikurse kanë mundësi të zgjedhin mes gjermanishtes dhe frëngjishtes.
Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës, turqishtja mësohet në mbi 80 shkolla anembanë Bosnjes. Gjuha boshnjake, një përzierje serbokroatishte, flitet nga rreth 2.2 milionë persona, shumica e të cilëve jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shtetet e ish-Jugosllavisë. Ndërsa mbi 5 milionë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi flasin shqipen.

392 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017 Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e …

Lini një Përgjigje