Home / Komunat / Kadastra vendosë shfaqje 3D për ndërtesat dhe parcelat

Kadastra vendosë shfaqje 3D për ndërtesat dhe parcelat

Shkup, 24 shkurt 2017 – Për ndërtesat banesore dhe për parcelat në Maqedoni për rreth tre vite duhet të vendoset kadastra tridimensionale. Do të përdoren përvojat për vendosjen dhe mirëmbajtjen e 3D kadastrës nga kadastra holandeze programi TAIEX i Komisionit Evropian.

“Vendosja e dimensionit të tretë në shfaqjen e patundshmërive do të mundësojë kuptim më të thjeshtë të kufijve të tëç drejtave ndaj vetë patundshmërive që do të krijojë pasqyrë më të thjeshtë të asaj – kush dhe çka ka, në çfarë mënyre e përdorë dhe deri ku shtrihen të drejtat e tij ndaj patundshmërisë adekuate, si në thellësinë e vendit ashtu edhe në lartësi”, tha sot në konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Trpeski.

Ai informoi se hapi i parë drejt kadastrës 3D këtë vit do të jenë vendosja e lartësisë gjatë matjes së objekteve, gjeoreferencimi i skicave etazhore, si dhe editimi elektronik i të dhënave për to.

I tërë procesi duhet të mundësojë edhe vendosjen e njësivge të reja hapësinore të definuara, si 3D parcela, volumeni i katit dhe banesës, si dhe të dhëna të tjera atribute për to, të lehtësohet procesi i identifiki9mit të një pjese të ndërtesës dhe të përmirësohet vizuelizimi i patundshmërive të regjistruara. Për aktivitetet do të nevojitet nndryshim i kornizës ligjore, me çka do të mundësohet vendosja e 3D parcelës dhe volumeni në vend të metrit katror.

Ekzistimi i 3D të dhënave gjeohapësinore si pjesë e 3D-kadastrës, sqaroi Trpeski, paraqet bazë për kryerjen e 3D-analizave nga më të ndryshmet me të cilat mundësohet modelim efikas i ndërtesave, terrenit dhe sipërfaqesk, si dhe vizuelizim me të cilën do të arrihet kuptim dhe planifikim më i mirë i botës së vërtetë.

Siç theksoi Trpeski, vendosja e 3D-kadastrës paraqet trend të hulumtimit në vendet bashkëkohore dhe të zhvilluara nga Evropa dhe në përgjithësi në botë. /Radio Vala

332 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje