Home / Lajme / Klinika për kirurgji të fëmijëve me buxhet më të madh dhe më shumë shërbime shëndetësore

Klinika për kirurgji të fëmijëve me buxhet më të madh dhe më shumë shërbime shëndetësore

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë për sivjet ka caktuar buxhet prej rreth 133 milionë denarë të dedikuar për Klinikën universitare për kirurgji të fëmijëve, i cili është më i madh për rreth 9 milionë denarë nga buxheti për vitin e kaluar. Ky buxhet është dyfish më i madh nëse krahasohet me vitin 2012 kur ishte 65 milionë denarë, me çka konfirmohet fakti për investim sistematik dhe të vazhdueshëm në shëndetin publik në Republikën e Maqedonisë.
Këtë e deklaroi drejtori i FSSHM-së Sasho Stefanovski i cili së bashku me drejtorin e po të njëjtit institucion Orhan Ramadani e vizituan Klinikën universitare për kirurgji të fëmijëve, ku u takuan me drejtorin e atin institucioni shëndetësor, Riste Simenov.

“Investimi sistematik dhe i vazhdueshëm në shëndetin publik përmes edukimit të kuadrit mjekësor, përmes investimit në pajisje të re të sofistifikuar mjekësore, vendosje e metodave të reja në institucionet publike shëndetësore ndikon në përparimin e praktikës mjekësore në shtet”, tha Stefanovski.
Për Klinikën për kirurgji të fëmijëve, ai e potencoi faktin i cili është parametër botëror për matjen e kompleksitetit të intervenimeve të cilat bëhen në institucion të caktuar shëndetësor dhe quhet case mix index, i cili, siç tha, dyfish është rritur në vitet e fundit.
Potencoi se në Klinikë kryhen transplantime të veshkave te fëmijët dhe ata këtë e mbështesin me buxhet të kushtëzuar. Vitin e kaluat në këtë Klinikë, sqaroi, janë trajtuar 1.870 pacientë të cilëve u është kryer intervenim dhe janë hospitalizuar.
Drejtori i Klinikës, Simeonov tha se numri i operacioneve në këtë institucion shëndetësor nga viti në vit është gjithnjë më i madh.
Sipas tij, bashkëpunimi i mirë me Fondin është para së gjithash benefit për pacientët për dhënie të shërbimeve më të mira shëndetësore për Klinikën.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Simeonov theksoi se operacionet më të ndërlikuara janë kardiokirurgjike, pastaj transplantimi i veshkës, por edhe kirurgjia e fëmijëve veçanërisht në kirurgjinë neonatale për fëmijë ka shumë operacione të ndërlikuara.

289 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje