Home / Lajme / Klinika për nefrologji mori certifikatë për akreditim

Klinika për nefrologji mori certifikatë për akreditim

Shkup, 24 shkurt 2017 – Certifikatë për akreditim ka marrë Klinika universitare për nefrologji, e cila pas vlerësimit të zbatuar paradokohe të jashtëm, nga ana e një ekipi ekspertësh të Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, i ka plotësuar kriteret e detyrueshme dhe numrit tjetër të caktuar të kritereve, sipas standardeve të dhëna të miratuara të Qeverisë.

Këtë sot në konferencën për shtyp në klinikë e theksoi drejtoresha e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, Elizabeta Zisovska, e cila e ka uruar ekipin dhe udhëheqësinë për orvatjet e investuara maksimale që Klinika të arrijë të bëhet me statusin institucion i akredituar shëndetësor.

Theksoi se duhet të jetë nxitje edhe për institucionet tjera shëndetësore që të marrin certifikatë për akreditim sepse Klinika është e akomoduar në ndërtesë ku ka shumë klinika tjera dhe për nga infrastruktura, siç tha, është shumë vështirë të plotësohen standardet.

Drejtori i Klinikës universitare për nefrologji, Aleksandar Shikole tha se kolektivi i tyre është vazhdimisht i përkushtuar në mjekim akoma më cilësor të pacientëve me sëmundje të veshkëve dhe për shkak të kësaj në prioritet të veçantë e kanë vendosur akreditimin.

Theksoi se kanë krijuar ekip, i cili ka punuar gjatë kohë në përpunimin e procedurave dhe standardeve me qëllim të përmbushjes së kritereve dhe standardeve që i kërkon Agjencia për akreditim. Sipas tij, kjo automatikisht do të thotë se cilësia e mjekimit të tyre përmirësohet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Zisovska tha se procesi i akreditimit ka filluar në gusht të vitit 2014 dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe private kanë hyrë në të, por secila prej tyre është në shkallë të ndryshme të gatishmërisë.

Kjo certifikatë për akreditim, theksoi, do të thotë se momentalisht ky institucion publik punon sipas një niveli të mirë të standardizuar të dhënie të shërbimeve shëndetësore, ndërsa për pesë vite do të kërkojmë shumë më tepër.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Shikole tha se janë pjesë e ekipit për transplantim, Klinika për urologji i kryen, ndërsa ata marrin pjesë në përgatitjet edhe në përcjelljen e mëtutjeshme të tashmë pacientëve të transplantuar. /Radio Vala

779 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje