Home / Lajme / Kuçi: Edhe këtë vit mbështetje për kompanitë që zbatojnë standardin Hallall

Kuçi: Edhe këtë vit mbështetje për kompanitë që zbatojnë standardin Hallall

Shkup, me 24 Shkurt 2017

 Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi zbatimin e standardit Hallall,të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Standardit Hallall në Shkup, në bashkëpunim me Agjencinë botërore Hallall.

Para të pranishmëve, midis të cilëve edhe kryetari i BFI-së Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, përfaqësuesi i Institutit botëror për zbatimin e standardit Hallall Murat Sajin, drejtori i Agjencisë Hallall për Maqedoni Muamer Veseli, si dhe mbi 30 kompani që zbatojnë këtë standard, ministri Kuçi tha se Ministria e Ekonomisë për të pestin vit me radhë do të vazhdojë të subvencionojë kompanitë që vendosin të prodhojnë produkte me këtë standard.

Ministri Kuçi tha se konferenca e sotme ndërkombëtare për zbatimin e standardit Hallall, në organizim të Agjencisë për standardin Hallall në Shkup, është më se e rëndësishme në drejtim të shkëmbimit të përvojave lidhur me mundësitë e ofruara nga zbatimi i standardit Hallall, sidomos në drejtim të përmirësimit të aftësisë konkurruese të kompanive dhe performancës në tregje të reja.

“Ministria e Ekonomisë, duke njohur rëndësinë e zbatimit të standardeve të cilësisë për subjektet e biznesit, për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për ekonominë dhe kompanitë,për të pestin vit radhazi realizon masën – mbështetje financiare për standardin-Hallall, në kuadër të programit për Konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi. Jam veçanërisht i kënaqur që disa nga kompanitë që kanë përfituar nga kjo masë, janë të pranishme sot këtu, me përvojat e tyre të funksionimit të tregut të madh Hallall” deklaroi Kuçi.

Ministri Kuçi informoi se këtë iniciativë Ministria e Ekonomisë e ka filluar në vitin 2013 me mjete buxhetore modeste prej 500.000 denarëve, me çrast ka subvencionuar vetëm një kompani, ndërsa në vitin 2014 në bazë të një analize të plotë të procesit të certifikimit dhe të shpenzimeve për lëshimin e certifikatës, si dhe duke parë reagimet pozitive nga kompanitë e interesuara, buxheti u rrit në 3 milion denarë dhe u subvencionuan 11 kompani. Në vitin 2015, përkrahja u rrit në 3.5 milionë denarë.

Kuçi apeloi te kompanitë që të aplikojnë për këtë masë, dukes shtuar se tregu botëror Hallall është vlerësuar në 650 miliardë dollarë dhe se tregu hallall është tregu me rritje më të shpejtë në botë.

Në kuadër të konferencës u mbajt edhe trajnim për produkte Hallall, nën organizimin e Agjencisë për standardin Hallall në bashkëpunim me Institutin për hulumtime Hallall në Turqi GIMDESH, ku gjithashtu u ndanë pesë çmime për kompanitë e para që zbatuan standardin Hallall në Maqedoni, ndërsa ministrit Kuçi iu nda Mirënjohje për mbështetjen e kompanive që zbatojnë standardin Hallall në Maqedoni. /Radio Vala

566 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje