Home / Lajme / Seminar për të drejtat e fëmijëve me pengesa

Seminar për të drejtat e fëmijëve me pengesa

Fëmijët me aftësi të kufizuara përmes thjerrëzës së Konventës të KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, është tema e seminarit kombëtar që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Këshillit kombëtar të organizatave invalidore të Maqedonisë (NSIOM), në bashkëpunim me Forumin evropian për aftësi të kufizuara (EDF) dhe UNICEF-in.
Seminari organizohet në suaza të projektit “Mbrojtje e fëmijëve nga dhuna dhe avancim në kyçjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi” financuar nga BE-ja dhe bashkëfinancuar dhe implementuar nga UNICEF-i së bashku me EDF.

“Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mbështetje gjithëpërfshirëse dhe fleksibile që të marrin pjesë në shoqëri në bazë të barabartë me fëmijët e tjerë. Edhe pse është bërë progres i konsiderueshëm në nivel të kornizës rregullatore, fëmijët me aftësi të kufizuara ende ballafaqohen me vështirësi të konsiderueshme në arritjen drejt shërbimeve të qasshme dhe cilësore të shërbimit. Gjithashtu, dhuna është realitet i përditshëm për qindra fëmijë në vendet e Evropës Juglindore”, njoftoi Këshilli kombëtar për organizata invalidore.
Në seminar do të mbajë fjalim edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi.

381 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje