Home / Lajme / Takim historik Veseli-Tramp

Takim historik Veseli-Tramp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.
Veseli ka publikuar në faqen e tij në Fejsbuk, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, pak ditë pas kthimit të tij nga Uashingtoni.
Kryetari Veseli, transmeton RTK ka siguruar qytetarët se gjatë takimit me presidentin Tramp ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.
“Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

604 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Talenti shqiptar i FC Biel/Biennit, Auron Murtaj (Video)

Auron Murtaj 01.01.2008 ( 10 Vjet ) Madhësia: 1.45m Klubi aktual : FC Biel / …

Lini një Përgjigje