Home / Lajme / BDI-ja do të japë nënshkrime për mandat, por nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeveri

BDI-ja do të japë nënshkrime për mandat, por nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeveri

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të mbajtur në selinë e saj në Reçicë të Vogël, ka votuar për mbështetje të LSDM-së për formimin e Qeverisë, mëson Aktuale.mk.

Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani në prononcimin para gazetarëve bëri të ditur se fakti që ato vendosen t’i japin nënshkrimet BDI-së nuk donë të thotë se kanë vendosur të bëjnë koalicion me LSDM-në. Osmani tha se përveç formimit të Qeverisë me LSDM-në alternativ tjetër është edhe mundësia tjetër për të mbetur në opozitë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programit dhe jo pjesëmarrja me çdo kusht në Qeveri.

“Tani japim vetëm mbështetje për mandat, që të zhbllokohen disa procese, sepse nuk është në dobit të zgjedhjeve lokale shtetërore që të anulohen. Por kjo nuk do të thotë se kemi marrëveshje për koalicion. Nëse vendosim për pjesëmarrje në qeveri duhet të harmonizohen programet. Ka argumente ‘për’ dhe ‘kundër’ dy opsioneve dhe nuk mund të them nëse dominon një ose opsion tjetër, por tani nuk pres të sillet një vendim i tillë. Dhënia e nënshkrimeve nuk do të thotë marrëveshje për qeveri, por do të thotë fillim i një procesi të negociatave për qeveri, nëse vendosim për opsionin për të marrë pjesë në qeveri”, deklaroi Osmani.

1,202 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje