Home / Kulturë / Filon festivali dimëror i poezisë të Mbrëmjeve strugane të poezisë

Filon festivali dimëror i poezisë të Mbrëmjeve strugane të poezisë

Festivali dimëror i poezisë në Mbrëmjet strugane të poezisë prej sot e deri më 1 mars do të mbahet në Shkup me theks tek poetët Lase Soderberg nga Suedia, Habib Tengur nga Algjeria, Hasan Zaktan nga Palestina dhe poeti nga Maqedonia Ivan Xheparoski.

Hapja solemne është sonte në Qendrën kulturore për të rinj në Shkup.

Festivali, siç njoftojnë organizatorët, bazohet në veprimtarinë botuese të Mbrëmjeve strugane të poezisë, të autorëve krijimtaria e së cilëve është publikuar në përkthim në gjuhën maqedonase në edicionin prestigjioz “Plejada”, ndërsa sivjet bëhet fjalë për krijues të jashtëzakonshëm, aktual dhe provokativ me krijimtarinë e tyre, fitues të çmimeve prestigjioze, të cilat janë publikuar në dhjetëra gjuhë.

Ligjëratat e poetëve-pjesëmarrës do të organizohen në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ndërsa portretet dhe leximet poetike në sallonin 19.19″ të Qendrës informative kulturore (QIK) në Shkup, theksohet në kumtesën e MSP.

605 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje