Home / Lajme / Apple lë pas Samsung, shuhen telefonat BlackBerry

Apple lë pas Samsung, shuhen telefonat BlackBerry

Është fundi i një epoke sepse telefonat BlackBerry përbëjnë 0% të gjithë telefonave në mbarë botën. Në tre mujorin e katërt të 2016-ës u shitën mese 432 milion telefona sipas një raporti të publikuar nga firma analitike Gartner.

Prej tyre vetëm 207,900 ishin telefona BlackBerry. Kjo i jep prodhuesit Kanadez një përqindje tregu prej 0,0482%. Ky tre mujorit ishin dëshmitar i një tjetër ngjarjeje: Apple lë pas Samsung për tu pozicionuar si prodhuesi numër 1 në botë.

Në 2016-ën u shitën plot 1.5 miliard telefona, një rritje me 5% krahasuar me 2015-ën. 352.7 milion ishin telefonë Android ndërsa 77 milion iOS.

BlackBerry gjithashtu shet modelet DTEK50, DTEK60 dhe Priv të cilët nuk përfshihen në statistikën e 207.900 telefonëve sepse kanë sistem operativ Android.

Përpara se të mbërrinin telefonët inteligjentë, BlackBerry-it ishin telefonë e zgjedhur të profesionistëve. Me një tastierë të plotë fizike dhe funksionalitete të avancuara komunikimi, asgjë nuk i afrohej dot BlackBerry.

Në Shtator kompania njoftoi ndalimin e prodhimit të telefonëve me sistemin operativ të BlackBerry. N[ tre mujorin e tretë u shitën 377,800 telefonë. /PCWorld

 

 

359 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje