Home / Lajme / Njëqind e gjashtëdhjetë deputetë gjermanë nënshkruan peticion për lirimin e korrespondentit të “Velt”-it në Turqi

Njëqind e gjashtëdhjetë deputetë gjermanë nënshkruan peticion për lirimin e korrespondentit të “Velt”-it në Turqi

Njëqind e gjashtëdhjetë deputetë gjermanë kanë nënshkruar në letrën e dërguar deri te Ambasada turke në Berlin me çka parashtrohet kërkesë për lirimin e shpejtë të korrespondentit të gazetës gjermane “Velt” në Ankara, Deniz Juxhel.

Juxhel, i cili kërkohej nga autoritetet turke, është arrestuar javën e kaluar, pasi vetë i ishte dorëzuar policisë turke.

Letra është dërguar deri te ambasadori turk Ali Keman Ajdin në iniciativë të socialdemokratit Nijls Anen dhe të deputetit të të Gjelbërve Omud Nuripur.

Në tekst insistohet që të sigurohet punë e lirë e gazetarëve në Turqi, ndërsa me këtë rast theksohet edhe miqësia midis Turqisë dhe Gjermanisë.

Para disa ditësh Ministria gjermane e Punëve të Jashtme shprehu shpresë se rasti i Juxhel do të shqyrtohet “në pajtim me qeverisjen e të drejtës”.

553 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje