Home / Lajme / LSDM, Gruevski dhe të afërmit e tij që janë marrë me kriminalitet dhe korupcion do të përgjigjen para organeve të drejtësis

LSDM, Gruevski dhe të afërmit e tij që janë marrë me kriminalitet dhe korupcion do të përgjigjen para organeve të drejtësis

Maqedonia unitare dhe qytetare haperon drejt ardhmërisë më të mirë për të gjithë, dhe asnjë gënjeshtër e Nikolla Gruevskit nuk do ta ndalojë atë, thuhet në reagimin e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë pas qëndrimeve të tija publike për atë se “nëse votohet qeveria, ajo qeveri do të jetë e një ambasadori”.

“Shumica e qytetarëve, më shume se 612.000 guximshëm zgjedhën ndryshimet për jetë dhe ardhmëri më të mirë. Shumica e qytetarëve votuan për ti dhënë fund qeverisjes kriminale të Nikolla Gruevskit dhe familjes së tij. Maqedonia së shpejti do të ketë Qeveri të re. Ndryshimet janë duke ndodhur, Maqedonia unitare dhe qytetare shkon përpara dhe atë askush nuk do ta ndalojë. Nikolla Gruevski pothuajse dhjetë vite keqbërësish është sjellë në raport me Maqedoninë dhe interesat e saja shtetërore dhe strategjike. Gruveksi dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij do të përgjigjen para institucioneve të sistemit për hajni, krim, korrupsion, tragjedive profesionale dhe familjare të cilat ua shkaktoi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Gënjeshtrat e Gruevskit për ridefinim, federalizëm dhe kantonizim të Maqedonisë janë pasojë e qëndrimeve së përballjes me drejtësinë që po vjen. Askush më shumë nuk i beson Gruevskit. Qytetarëve të Maqedonisë ju është bërë e qartë se në kërcënim janë privilegjet e Nikolla Gruevskit dhe familjes së tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

 

509 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017 Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës …

Lini një Përgjigje