Home / Lajme / Vulin thirrje BDI-së dhe Zaevit: Mos e krijoni Qeverinë, duke hedhur ‘zjarr’ drejt Serbisë

Vulin thirrje BDI-së dhe Zaevit: Mos e krijoni Qeverinë, duke hedhur ‘zjarr’ drejt Serbisë

Ministri i Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se Maqedonia nuk duhet të lejojë që të bëhet mjet i zhvillimit të nacionalizmit ekstrem.

Ai i ka bërë thirrjë drejtuesve të Bashkimit Demkoratik për Integrim në Maqedoni, dhe Zoran Zaevit që mos ta krijojnë Qeverinë në Maqedoni, duke hedhur fjalë të këqija për Serbinë pasi sipas tij kjo do të shkaktonte debstalizim në gjithë rajonin.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur pasi mediat maqedonase raportuan se Ali Ahmeti i kishte kërkuar Zaevit, që ta akuzonte Serbinë për krime lufte ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë viteve 1912-1956.

1,085 total views, 15 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje