Home / Lajme / Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën

Prishtinë, 27 shkurt 2017 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, për situatën në Kosovë.

Raporti përfshin periudhën kohore 16 tetor – 15 janar dhe, mes të tjerash, thekson se angazhimi i Prishtinës dhe i Beogradit në avancimin e dialogut ka qenë i dobët dhe se humbja e momentumit rrit rrezikun që të bllokohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve.

Në raport përmendet edhe ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Raporti thotë se ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të udhëheqësve politikë dhe publikut në Kosovë, transmeton REL.

Është ky raporti i parë për Kosovën i hartuar nga Guteresh, i cili ka marrë detyrën më 1 janar. /Radio Vala

642 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje