Home / Lajme / LSDM pret mandat, BDI-ja vendos për koalicionin, VMRO-DPMNE paralajmëron në skenar shkatërrues

LSDM pret mandat, BDI-ja vendos për koalicionin, VMRO-DPMNE paralajmëron në skenar shkatërrues

Shkup, 27 shkurt 2017 – Gjatë ditës së sotme pritet që LSDM-ja deri te presidenti Gjorge Ivanov t’i dorëzojë nënshkrimet e nevojshme për marrje të mandatit për formim të qeverisë së re. Pritjet e liderit të LSDM-së Zoran Zaev janë se ai sot ose nesër do të mund ta marrë mandatin nga pesidenti Ivanov.

Zaev, të cilin LSDM-ja në seancën e Këshillit qendror të partisë e ka vërtetuar për mandatar do të përpiqet që të bëjë qeveri me mbështetje të deputetëve të BDI-së, BESË-s dhe Aleancës për Shqiptarët.

Nga BDI-ja paralajmërojnë se sot duhet të merret vendim nëse do të koalicionojnë me LSDM-në në qeverinë e re ose do të mbështesin qeveri pakicë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani të premten deklaroi se nëse vendosin që të mbështesin qeveri pakice, Zaevi do t’i marrë votat e deputetëve të tyre në Kuvend, por nuk do të marrin pjesë në pushtetin ekzekutiv.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, edhe ai i ka bërë thirrje Zaevit që të mos formojë qeveri me BDI-në duke paralajmëruar se nëse e bën këtë VMRO-DPMNE do të mbështesë formim të qeverisë pakicë.

“Do të mbështesim qeveri pakicë, nëse LSDM-ja heq dorë nga Ligji për gjuhët, platforma dhe ridefinimi, si dhe nga shkatërrimi i shtetit”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nëse, shtoi Gruevski partitë shqiptare e sjellin LSDM-në në pushtet, ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri pakicë me deputetët tanë nëse heq dorë nga Ligji për gjuhën, patforma nga Tirana dhe ridefinimi dhe shkatërrimi i shtetit.

Gruevski i ka thënë Zaevit se nëse dëshiron të vijë në pushtet, ta zbatojë programin e zgjedhjeve pa ridefinim, respektivisht ta bëjë pa u përplasur me interesat shtetërore dhe nacionale. /Radio Vala

1,262 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje