Home / Komunat / Projekte të reja për nxitjen e zhvillimit lokal dhe regjional

Projekte të reja për nxitjen e zhvillimit lokal dhe regjional

Ministria për vetëqeverisje lokale me 300 mijë dollarë shtesë për vitin 2017-të, në bashkëpunim me UNDP-në, do të realizojë projekte për nxitjen e zhvillimit lokal dhe regjional.
Kjo u vendos në takimin e sotëm të Komitetit menaxhues të projektit “Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet në nivel lokal” nga ana e ministres për vetëqeverisje lokale znj. Shiret Elezi, zëvendës përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së znj. Narine Sahakjan dhe anëtarët tjerë të trupit menaxhues.
Ministria për vetëqeverisje lokale në pëlqim me Programin për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2015-2020 dhe aktivitetet e parashikuara në Planin aksional si dhe Planin akcional për implementimin e Strategjisë për zhvillim regjional, në bashkëpunim me UNDP-në do ti realizojë aktivitetet në vijim:
-Vendosjen e sistemit elektronik për rregullore lokale,
-Përmirësimin e kushteve për vendosjen e shërbimeve elektronike,
-Nxitjen financiare për bashkëpunim ndërkomunal,
-Vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal për efikasitet energjetik në dy regjione planorëe sipas shembullit të regjionit planorë të Vardarit.
– Forcimin e kapaciteteve të Qendrave për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,
– Krijimin e kushteve për krijimin e parkut teknologjik regjional,
– Hartimin e potencialeve për zhvillim të turizmit rural dhe përgatitjen e regjistrave për turizëm rural në katër regjionet më të pazhvilluara planore,
-Përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte infrastrukturore në së paku katër regjione më pak të zhvilluara, në atë të Pellagonisë, Lindorë, Juglindorë dhe regjionin planorë të Shkupit,
-Përkrahje për implementimin e Planit akcional të Programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe decentralizim.
Projekti me UNDP-në zbatohet nga viti 2014 deri në fund të vitit 2016, nëpër komuna është zbatuar një total prej 839,449 dollarë amerikanë.
Në kuadër të projektit janë realizuar numër i madh i projekteve konkrete nëpër komuna dhe në tetë regjionet planore.
• Janë krijuar qendra të biznesit për përkrahje dhe shërbime konsultative për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në të gjitha 8 rajonet planore, nga të cilët në pesë prej tyre, ( rajonin e Shkupit, Lindorë, Juglindorë, të Pollogut dhe rajonin Jugperëndimore), në bashkëpunim me UNDP-në.
Janë përgatitur:
• Programe për mbështetjen e sektorit të biznesit 2015-2020 me plane akcionale dhe komunikim për Qendrat e biznesit.
• Portalet interaktive për investim me përfshirje të bazës elektronike me të dhëna për Qendrat e Biznesit
• Udhërëfyes për investitorët me koleksion të hartave të zonave industriale në rajonet planore,
• Janë realizuar gjithsejtë 29 ngjarje informative me pjesëmarrjen e 1091 pjesëmarrësve, përfaqësues të komunitetit të biznesit.
-Janë formuar katër rrjete për zhvillim gjithëpërfshirës – Rrjet i integruar për zhvillimin e rajonit planorë të Pellagonisë. Platforma për zhvillim rural rajonal të Rajonit planorë Verilindor dhe rrjetet për zhvillim gjithëpërfshirës për zhvillim regjional të rajonit të Vardarit dhe rajonit Jugperëndimor. Në fazën përfundimtare është edhe krijimi i rrjetit për zhvillim gjithëpërfshirës në rajonin e Pollogut.
Janë përgatitur:
• Katër regjistra për potencialet për zhvillimin e turizmit rural për rajonin e Vardarit, Pollogut, atë Verilindorë dhe rajonin Jugperëndimor.
• Është përgatitur dokumentacion teknik për projekte të infrastrukturës për zhvillimin e turizmit në 4 komuna – Bogovinë, Çashkë, Debarcë dhe Likovë.
• Në suaza zë aktiviteteve dhe në bashkëpunim me UNCTAD, kanë përfunduar 8 procedurat administrative të cilat tash më janë vendosur në ueb-faqen www.gostivar.eregulations.org .
• Menaxhim i mirë për rritjen e konkurrencës në 4 regjione planore (të Pollogut,Lindorë, Vardarit dhe Shkupit) në suaza të së cilës dhe në bashkëpunim me shtëpinë konsultative Bergman Grup, është bërë bartja e përvojës çeke për mbështetjen e ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, tërheqjen direkte të investimeve të huaja dhe marketing të zonave industriale.
 -Është mbajtur Konferencë me realizim të takimeve me përfaqësues të bashkësisë së biznesit nga reajoni i Izmirit të Republikës së Turqisë dhe nga Rajoni planorë i Pellagonisë së Republikës së Maqedonisë.
-Është përgatitur ofertë turistike dhe plan akcional për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e turizmit në Regjionin planorë të Shkupi. /Radio Vala

790 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje