Home / Lajme / Rrihen kosovarët në sheshin e Shkupit

Rrihen kosovarët në sheshin e Shkupit

Komitët, tifozët famëkeq të klubit futbollistik “Vardari” kanë rrahur keq disa kosovarë pas përfundimit të ndeshjes se sotme me Shkëndijën e Tetovës, shkruan gazeta Koha në Maqedoni.
Katër të lënduar më lehtë dhe një me lëndime të rënda në kokë, janë kosovarët të cilët nga “komitët” ishin takuar në sheshin e Shkupit.

Burime policore për gazetën kanë informuar se pak çaste më parë janë arrestuar katër tifozë, ndërsa hetohen dhe të tjerë që rrahën të rinjtë nga Kosova, të cilët në Shkup ishin për vizitë vikendi.
Ndryshe, nuk është hera e parë qe huliganët e ashtuquajtur “Komiti” sulmojnë shqiptarët e pafajshëm nëpër qytet.
Vjet sulmuan disa nxënës shqiptarë mu në sheshin e Shkupit, ndërsa vite më parë, rrahën edhe gratë nëpër shtëpitë shqiptare në Nerez të Shkupit, shkruan “Koha” e Shkupit.

3,674 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Egzon Maliqaj e bën të ditur datën për ndeshjen e radhës në boksin profesional

Gebenstorf/AG, më 15 Korrik 2018 Me 15-të Shtator 2018, Egzon Maliqaj do ta zhvillon ndeshjen …

Lini një Përgjigje