Home / Lajme / Stotelnberg ka një mesazh për partitë politike në Maqedoni
NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Stotelnberg ka një mesazh për partitë politike në Maqedoni

Sekretari i NATO-s, Jens Stotelnberg në një deklaratë për medie, ka dhënë një mesazh për të gjitha partitë politike në Maqedoni. Në këtë deklaratë, ai kërkon nga të gjitha palët që të marrin vendime në të mirë të qytetarëve. “Në Samitin e Varshavës në korrik të vitit 2016, NATO nxiti të gjithë liderët politic të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të zbatonin plotësisht angazhimet e tyre nga Marrëveshja Përzhino, si strukturë e një zgjedhje të qëndrueshme për krizën politike. Zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016 janë parë nga vëzhguesit ndërkombëtar si një hap thelbësor në zgjidhjen e kësaj krize. Ishin cilësuar si të drejtuara mirë dhe të zhvilluara pa ndonjë incident të madh. Pas një përpjekje për të formuar një qeveri, u bë e ditur se, me kërkesat e caktuara nga Presidenti, tani janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme nga anëtarët e parlamentit”, thuhet në deklaratën e Stotelnberg. Unë, vazhdon më tej ai, jam duke pritur nga autoritetet në Shkup që të përmbushin hapin e radhës në procesin demokratik. “U bëj thirrje të gjitha partive që të tregohen të përmbajtshme në deklaratat dhe veprimet e tyre, dhe të marrin të gjitha vendimet në të mirë të të gjithë qytetarëve. NATO vazhdon të jetë e përkushtuar në anëtarësimin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO, në pajtim me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe Deklaratat e Aleatëve në samitet e radhës të NATO-s”.

2,338 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje