Home / Lajme / Berlin: Kaloi koha e zërave të buta me Turqinë

Berlin: Kaloi koha e zërave të buta me Turqinë

Koha e zërave të buta në marrëdhëniet e Berlinit me Ankaranë skadoi, pasi gjykata turke vendosi ta burgos gazetarin e gazetës gjermane “Velt”, Deniz Juxhel, deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Hajko Mas.
Ai në një intervistë për “Velt” theksoi se sjellja ndaj Juxhelit është e papranueshme dhe se ky nuk është rasti i vetëm në Turqi, ku janë arrestuar një numër i madh personash, posaçërisht gjykatës.

“Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duhet të kuptojë se ai që në mënyrë sistemore i minon liritë themelore të mediave dhe parimet e shtetit ligjor, e largon vendin nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Nëse Turqia nuk u përmbahet këtyre vlerave, afrimi në BE në praktikë do të jetë i pamundur”, theksoi Mas.
Ai shtoi se Gjermania nuk do ta ndërpres dialogun me Turqinë, por kur detyrohen gazetarët të heshtin ose burgosen gjykatës, ka kaluar koha e zërave të buta.
Më 17 shkurt u publikua se Juxheli 47-të vjeçar është arrestuar nën akuzën për pjesëmarrje në organizatë terroriste, shfrytëzim i palejuar i informacioneve dhe propagandë në dobi të terrorizimit. 

559 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje