Home / Lajme / Departamenti i Shtetit bën thirrje për formim të shpejtë të Qeverisë

Departamenti i Shtetit bën thirrje për formim të shpejtë të Qeverisë

Shkup, 28 shkurt 2017 – Departamenti i Shtetit përmes një kumtese me shkrim sërish bën thirrje për formim të shpejtë të Qeverisë në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që t’i jepet fund krizës politike.

“Së bashku me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerët në BE, SHBA-ja me kujdes e ndjek procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, që vijoi pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor, të vitit 2016. SHBA-ja u bën thirrje liderëve në Maqedoni të formojnë qeveri të re, pa vonesë të mëtejme, dhe tërë kjo të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO”, theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Theksohet se formimi i qeverisë së re, kushtuar sundimit të së drejtës dhe zbatimit të reformave të nevojshme, do të ndihmojë t’i jepet fund krizës politike e cila seriozisht e ngadalësoi zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Maqedonisë, si dhe integrimin e saj euro-atlantik.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha partive, interesat e Maqedonisë dhe qytetarët e saj t’i vendosin mbi të gjitha, të kenë bashkëpunim konstruktiv dhe tërësisht t’i implementojnë të gjitha përcaktimet e tyre sipas marrëveshjes së Përzhinos”, theksohet në kumtesën e Zyrës së ushtruesit të detyrës zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Mark Toner. /Radio Vala

494 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në …

Lini një Përgjigje