Home / Lajme / Në Turqi filloi procesi gjyqësor kundër 330 të akuzuarve për grusht shtet

Në Turqi filloi procesi gjyqësor kundër 330 të akuzuarve për grusht shtet

Procesi më i madh kundër të dyshuarve për pjesëmarrjen në tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar sot filloi në afërsi të Ankarasë.

Gjithsej 330 të akuzuar në proces, prej të cilëve numri më i madh ish-oficerëve të Akademisë ushtarake, mund të dënohen me burg të përjetshëm për shkak të involvimit në puç.

Autoritetet turke për grusht shtetin e akuzuan predikuesin islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA si dhe ithtarët e tij.

Të dyshuarit akuzohen për vrasje, përpjekje për ndryshimin e rregullit kushtetues dhe për anëtarësimin në organizatën terroriste.

Agjencia turke e lajmeve Anadolia thekson se 243 prej të akuzuarve janë në arrest.

Procesi filloi nën masa të përforcuara të sigurisë në burgun Sinxhan në afërsi të Ankarasë, në sallën speciale, e cila mund të tubojë deri 1.558 persona.

I pari që u mor në pyetje, Abdilkadir Karaman deklaroi se natën e puçit, ushtarët janë furnizuar me municion, pasi shefi i tyre i ka njoftuar se do të ketë sulm terrorist.

Edhe të akuzuarit e tjerë dhanë dëshmi të ngjashme. Njëri prej tyre, Arif Jozan Demir theksoi se komandanti i tyre ka kërkuar prej ushtarë të “jenë të gatshëm” për sulm.

Pas grusht shtetit të pasuksesshëm dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi janë arrestuar mbi 43.000 persona.

653 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje