Home / Lajme / Protestë para qeverisë në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar”

Protestë para qeverisë në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar”

Filloi protesta para qeverisë në Shkup në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar” kundër, siç thuhet, vendimit të LSDM-së që Zoran Zaev të pranojë platformën e partive shqiptare.
Sot është vërejtur numër më i ulët i qytetarëve, ndërkaq u ndanë edhe shalla kuq e verdh.

Marshi filloi prej para ndërtesës së Qeveisë së Republikës së Maqedonisë, vazhdoi drejt zyres së presidentit Gjorge Ivanov dhe përfundoi para Kuvendit të RM-së, ku u lexua manifesti.
Marshe protestuese po mbahen edhe në Prilep, Kërçovë, Shtip dhe Kumanovë, ndërsa vazhdimi i tyre u paralajmërua edhe për nesër. 
Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga ministri teknik Agim Nuhiu, theksojnë se janë syçelë dhe se janë aktivizuar të gjitha kapacitetet.
Dy protestat e fundit, kumton Ministria, ajo në organizim të organizatës së quajtur “Të Palëkundurit” dhe protesta e djeshme e Lëvizjes qytetare “Për Maqedoni të bashkuar” nuk kishin leje nga MPB. E për këtë nga kjo ministri janë arsyetuar se leja nuk është e domosdoshme.
“MPB e mbështet të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe grupeve të posaçme, të protestojnë në mënyrë demokratike, të mblidhen dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre. Në pajtim me ligjin për tubime publike (protestat), organizatori i tubimit ka obligim që të garantojë se i njëjti ky tubim do të realizohet në mënyrë paqësore. Në të kundërtën, MPB-ja është e obliguar që ta ndalojë atë protestë”, njoftuan nga MPB.

518 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Referendumi

Integrimi miq, nuk do të thotë vetëm lehtësi vizash e punësimesh jashtë, por përqafim dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: