Home / Lajme / Së paku 20 të lënduar në dy shpërthime në një fabrikë në Kragujevc

Së paku 20 të lënduar në dy shpërthime në një fabrikë në Kragujevc

Së paku 20 persona janë lënduar sot gjatë dy shpërthimeve në Entin teknik-të remontit në qytetin serb, Kragujevc, që ndodhën në periudhë prej një ore.
Siç lajmëroi RTS, shpërthimet kanë ndodhur në fabrikën për remont të armëve.

Pas shpërthimit të parë ka shpërthyer një zjarr, gjatë shuarjes të së cilit është rrënuar çatia e objektit të kaplaur nga zjarri dhe ka ngujuar disa persona. Gjatë zjarrit ka ndodhur edhe shpërthimi i dytë.
Shërbimi i Ndihmës ës shpejtë në Kragujevc kumtoi se deri më tani janë pranuar 14 persona të lënduar, ndërsa ata të cilët kanë plagë nga zjarri menjëherë janë transferuar për mjekim në Qendrën emergjente të Kragujevcit.
Shefi i sektorit për situata të jashtëzakonshme i qytetit të Kragujevcit, Dragosh Radovanoviq deklaroi se nuk ka apsur arsye për evakuim të banorëve në lagjet të cilat ndodhen në afërsi të fabrikës.

456 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje