Home / Lajme / Ahmeti: Jo Protesta në dimension etnik

Ahmeti: Jo Protesta në dimension etnik

Tetovë, me 1 Mars 2017

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Suedisë në Shkup, z. Mats Stafanson

Z. Ahmeti dhe Ambasadorja Stafanson bashkëbiseduan për gjendjen në Maqedoni dhe mbi negociatat midis partive politike.

Kryetari Ahmeti njohtoi z. Stafansom që BDI ka arritur të rrumbullakësoj negociatat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe pikat nga Deklarata e Përbashkët e partive parlamentare shqiptare, ndërsa për çështjet tjera priten zhvillimet procedurale në vend në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë.

Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi se në BDI akoma nuk është vendosur nëse partia do të qëndroj në opozitë duke përkrahur njëkohësisht një qeveri të pakicës ose do të bëhët pjesë e qeverisë së ardhshme si dhe elaboroi mbi përparësistë dhe mangësitë e të dy opcioneve.

Duke folur për zhvillimet në vend, Ahmeti nënvizoi që protestat janë e drejtë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë, por nuk duhet që të marrin dimension etnik dhe të dhunshëm, me ç’rast dënoi sulmin ndaj gazetarëve në protestat e mbrëmshme.

Ambasadori Suedez dhe Kryetari Ahmeti biseduan edhe për zgjedhjet lokale si dhe për nevojën e përfundimit të konstituimit të Kuvendit sa më shpejt që është e mundur. /Radio Vala

411 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Bejta takoi banorët e Llakavicës, Turçanit dhe Çajlës, Infrastruktura moderne shtylla e parë drejt Gostivarit të Nesërm (Video)

Gostivar, me 12 tetor – 2017 Kryetari i Komunës dhe njëkohësisht kandidati për Gostivarin z. …

Lini një Përgjigje