Home / Lajme / Bejta sa më shpejtë të krijohet Qeveria e re që fillojnë reformat në shtet

Bejta sa më shpejtë të krijohet Qeveria e re që fillojnë reformat në shtet

Gostivar, me 1 Mars 2017

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Suedisë në Maqedoni, z. Mats Stafanson i cili shoqërohej edhe nga ndihmësambasadori, z. Anton Irekvist. Gjatë takimit të mbajtur në kabinetin e kryetarit, është biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe punët dhe projektet e Komunës së Gostivarit. Në drejtim të formimit të kabinetit të ri qeveritar, konstatim i përbashkët ishte se qeveria duhet të krijohet sa më shpejt me qëllim që të fillohet me procesin e reformave në shtet. Kryetari Nevzat Bejta, theksoi nevojën që qeveria e re duhet të fokusohet në drejtim të reformave në drejtësi me qëllim që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të ndjehen të barabartë dhe ku drejtësia do të vlen për të gjithë një sojë. Kreu diplomatik suedez u interesua për marrëdhëniet ndëretnike para dhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, dhe u konstatua që në këtë drejtim. /Radio Vala

1,169 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje