Home / Lajme / Erdogan: Të mos akuzohen të gjithë myslimanët për shkak të vrasjeve barbare të terroristëve

Erdogan: Të mos akuzohen të gjithë myslimanët për shkak të vrasjeve barbare të terroristëve

Nuk mund të akuzohen të gjithë myslimanët për shkak të vrasjeve barbare të organizatave terroriste, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin e Organizatës për bashkëpunim ekonomik (ECO), që mbahet në Islamabad.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me planet të cilat kanë për qëllim ta tërheqin rajonin tonë në përleshje me bazë etnike dhe sekteve dhe kaosit”, theksoi Erdogan.

Ai shtoi se shtetet myslimane nuk mund ta sjellin në rrezik stabilitetin “për shkak interesave të vendeve të huaja në rajon”.
“Borxhi ynë fillestar është ta shuajmë zjarrin e shkatërrimit të vendeve si Siria, Iraku dhe Jemeni dhe t’i jepet fund gjakderdhjes”, theksoi presidenti turk.
Ai gjithashtu apeloi për solidaritet më të madh me vëllezërit në Qipron Veriore, të cilët i janë nënshtruar izolimit të padrejtë.
Erdogan e theksoi nevojën për zgjidhje të kontesteve politike mes vende anëtare të ECO-së dhe për përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizimit.
“Ne duhet t’i marrim punët në duart tona”, theksoi Erdogan.

1,056 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Të Dielën në Lyss mbahet BESA CUP 2017

Të Dielën me 17 Dhjetor 2017, në Lyss të Kantonit të Bernit do të zhvillohet …

Lini një Përgjigje