Home / Lajme / Mogerini nesër për vizitë në Maqedoni

Mogerini nesër për vizitë në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në kuadër të mini-turnesë së saj nëpër shtetet ballkanike.
Në prag të vizitës, përfaqësuesja e BE-së, deklaroi se kjo mini-turne e saj nëpër shtetet ballkanike është me qëllim të sigurohet “pakthyeshmëria e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union”.

“Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon i cili është në zemrën e Evropës, është prioritet kyç. Punoj që të shoh se çdo ditë e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor lëviz përpara në rrugën e reformave, lëviz drejt Bashkimit Evropian dhe të sigurohet se procesi është i pakthyeshëm. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore kanë rëndësi esenciale në këtë kontekst”, porositi Mogerini.
Italiania në krye të sigurisë evropiane dhe politikës së jashtme deri më 4 mars do ta vizitojë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Gjatë vizitës në rajon, Mogerini do të takohet me autoritetet politike, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e qeverive, me përfaqësues të partive politike dhe të parlamenteve. Ajo do t’i informojë ministrat e punëve të jashtme të BE-së për këtë vizitë në Këshillin për punë të jashtme gjatë muajit të ardhshëm. /RadioVala

485 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje