Home / Lajme / Në shkurt në mënyrë të konsiderueshme është ulur numri i refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në Greqi

Në shkurt në mënyrë të konsiderueshme është ulur numri i refugjatëve dhe emigrantëve të rinj në Greqi

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur në ishujt grekë në shkurt të këtij vitit është ulur në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa në 24 orët e fundit sërish nuk është regjistruar asnjë refugjat i ri.
Sipas të dhënave zyrtare, në shkurt gjithsej kanë arritur 699 persona, prej të cilëve 252 në Lezbos, 275 në Hios dhe 172 në Samos. Në janar janë regjistruar 1.012 refugjatë dhe emigrantë të rinj.

Policia greke njoftoi se ulja e këtyre numrave ka pasur efekt pozitiv në numrin e emigrantëve dhe refugjatëve të bllokuar të cilët kërkojnë azil në Greqi. Numri i i përgjithshëm i personave të akomoduar në kampe në shkurt ka arritur 9.209, ndërsa më 31 janar ky numër ka arritur 10.123, ndërsa më 1 janar 11.078 refugjatë dhe emigrantë.

530 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje