Home / Lajme / Nuhiu: Do të sanksionohen të gjitha shkeljet e rendit publik dhe paqes

Nuhiu: Do të sanksionohen të gjitha shkeljet e rendit publik dhe paqes

Ministria e Punëve të Brendshme sot i dënoi incidentet që kanë ndodhur mbrëmë pas protestave në Shkup dhe paralajmëroi se do t’i përdorë gjitha kapacitetet që tërësisht t’i ndriçojë dhe sanksionojë përgjegjësit për to.
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në konferencën e sotme për shtyp potencoi se do të sanksionohen të gjitha tentimet për shkeljen e rendit publik dhe paqes. Ai apeloi deri te të gjithë qytetarët e RM-së të përmbahen nga çdo lloj dhune dhe shkeljes së rendit juridik dhe vlerave kushtetuese.
“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në një mënyrë demokratike, të tubohen në vende publike dhe t’i shprehin qëndrimet e tyre, por Ligji për rend publik duhet të respektohet. Do të doja të dërgoj apel deri te qytetarët që të gjitha qëndrimet dhe mendimet e tyre t’i shprehin pa shkelje të vlerave thelbësore juridike”, tha Nuhiu. 

Në konferencë për të shtyp në MPB u informua për tre incidente që kanë ndodhur mbrëmë, në të cilat janë sulmuar një agzetar dhe kameraman të internet portalit “A1 on” dhe kanë ndodhur dy rrahje në afërsi të Bankës Popullore dhe te “Vero Xhambo”. 
Ndihmës ministri për marrëdhënie me opinionin Jordan Lamanovski informoi se janë kryer tre vepra penale “dhunë” dhe se janë lënduar pesë persona. Lidhur me rastin e parë janë ftuar në bisedë informative 12 persona, ndërsa sipas njohurive të MPB-së autorë të sulmit ndaj gazetarit dhe kameramanit kanë qenë dy persona.
Policia i ndërmerr të gjitha masat edhe për gjetjen e sulmuesve. Po ashtu po ndërmerren masa edhe për gjetjen e sulmuesve dhe autorëve të veprave penaëe “dhunë” lidhur me dy sulmet e tjera.

758 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA.com Fans’ Team of the Year 2017 announced

001 – A new record of almost 8.8 million votes was set A host of …

Lini një Përgjigje