Home / Lajme / Opozita shqiptare hodhi miell ndaj Qeverisë në Tiranë

Opozita shqiptare hodhi miell ndaj Qeverisë në Tiranë

Me hedhjen e miellit ndaj objektit qeveritar, simbol që tregon se opozita e sheh qeverinë të lidhur me trafikun e drogës dhe të kanabisit, demokratët treguan shqetësimin e tyre kryesor për zgjedhjet.
Sipas llogarive të opozitës, siç transmeton TCH, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë mbjellë tetë milionë rrënjë, ose 3,2 milionë kg kanabis.
“Dhe tani që zgjedhjet po afrojnë, plani është që së bashku me drogmenët dhe trafikantët e tjerë, me paratë e narkotrafikut të blejnë zgjedhjet e shqiptarëve”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës është i bindur se do ta fitojë betejën për zgjedhjet dhe në planin e tij për rikthimin e sigurisë në vend dhe luftën kundër narkotrafikut bën pjesë edhe Xhandarmëria.
“Pjesë e këtij plani kombëtar është edhe krijimi i Xhandarmërisë kombëtare shqiptare, si një bashkëpunim midis Forcave të Armatosura të republikës së re dhe policisë për të siguruar rendin dhe luftën kundër drogës në çdo pëllëmbë të republikës së re, në çdo pëllëmbë të territorit”, deklaroi Basha.
Zgjedhjet e lira, sipas Bashës zgjidhin edhe çështjen e drejtësisë së pakapur nga pushteti.
“Nuk ka drejtësi me një qeveri të inkriminuar. Nuk mund të ketë drejtësi pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të ketë drejtësi vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverie pa konflikt interesi me krimin. Zgjedhjet e lira dhe drejtësia e vërtetë shkojnë bashkë. Kush thotë se këto funksionojnë veç e veç është gënjeshtar, është mashtrues, është i inkriminuar”, tha Basha.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë caktuar për më 18 qershor./RadioVala

266 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje