Home / Lajme / Panair për ndërtimtari: Efikasiteti energjetik nxitës i zhvillimit ekonomik

Panair për ndërtimtari: Efikasiteti energjetik nxitës i zhvillimit ekonomik

Panair për ndërtimtari: Efikasiteti energjetik nxitës i zhvillimit ekonomik

Shkup, 28 shkurt 2017 – Shfrytëzim optimal i resurseve dhe energjisë nëpër shtëpi dhe mjediset e punës nuk është luks dhe privilegj, por kusht që duhet të sigurojë ardhmëri më të mirë, u tha në hapjen e sotme të Panairit të 14-të për ndërtimtari dhe patundshmëri.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Energjetikë të RM-së Aleksandar Dukovski, efikasiteti energjetik është derivati i parë për zhvillim ekonomik të Maqedonisë, por edhe për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Në tre vitet e fundit janë sjellë disa ndryshim kyçe në ligjet për ndërtim dhe për energjetikë, ndërsa janë miratuar, tha Dukovski, edhe rregullore të cilat më hollësisht e rregullojnë sektorin e efikasitetit energjetik në ndërtimtari dhe ta vendosin obligimin që efikasiteti energjetik të jetë pjesë përbërëse e çdo objekti që do të ndërtohet në vend.

Duke u përqendruar në faktin se me zgjidhjet efikase energjetike mundësohet mjedis më i pastër jetësor, përkujtoi në rritjen e ndotjes këtë dimër.

Qëllimi i Panairit të sivjemë të ndërtimtarisë është që ta mbajë dhe promovojë rritjen e kësaj dege ekonomike dhe t’u ofrojë vizitorëve qasje të drejtpërdrejtë deri te kompanitë më të mira, të cilat funksionojnë në këtë sektor. Pritet që panairin ta vizitojnë edhe një numër i madh i ekspertëve, të cilët do të kenë mundësi të njoftohen me trendet e reja në ndërtimtari.

Promovimi i efikasitetit energjetik në Panairin e ndërtimtarisë mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë përmes Programit për rritje të punësimit tregtar (IME – Increasing Market Employability). Bëhet fjalë për program të Agjencisë zvicerane për zhvillim të bashkëpunimit (SDC) e implementuar nga partneri udhëheqës Swisscontact, në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.

Çmimi i biletës për vizitorët do të jetë 80 denarë, ndërsa për vizitë në grupe është 40 denarë. /Radio Vala

406 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje